Basha thërret Kuvendin Kombëtar/ Mbledhja më 2 shtator, kërkon ndryshime statutore

schedule23:02 - 30 Korrik, 2023

schedule 23:02 - 30 Korrik, 2023

Një ditë pas fitores si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të dielë mbledhjen e Kryesisë.

Në këtë mbledhje, Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 2 shtator. Në agjendën e Kuvendit Kombëtar janë parashikuar ndryshimet statutore, vendime organizative në përputhje me vendimet statutore si dhe miratimin e axhendës politike të Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e organizuar pasditen e sotme të Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve nga Basha, nuk kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e dikurshme, Jorida Tabaku, të cilët nuk e njohin për kryetar të selisë blu.

Në zgjedhjet e së shtunës, Lulzim Basha u përball me një pjesëmarrje të ulët në votime të anëtarësisë demokrate, ndërsa mbështetje të ulët ka edhe nga Grupi Parlamentar, ku nga 52 deputetë, vetëm 8 prej tyre votuan për ta rikthyer bashën në krye të PD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!