Basha: Testimi i personelit mjekësor në mëshirë të fatit, duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip

schedule12:44 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:44 - 13 Tetor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha  ka theksuar se në situatën që ndodhet vendi ku numri i të infektuarve me Covid sa vjen e rritet është urgjente që qeveria tashmë jo vetëm të ketë gati spitalin Covid 3 por duhet që të marrë masa dhe të bëjë përgatitjet e spitaleve Rajonale.

Ndër të tjera në konferencën e tij për gazetarët Basha ka theksuar se testimi i pjesës më të rrezikuar, i mjekeve është lënë në mëshirë të fatit, duke bërë që ato jo vetëm të jenë të rrezikuar për vetën por të bëhen dhe transmetues të virusit.

Gjithashtu lideri i opozitës në fjalën e tij ka theksuar se vaksina e siguruar nga qeveria është ë pamjaftueshme, duhet të merren masat dhe të sigurohet sasia e duhur për të gjithë popullatën dhe jo vetëm për kategori të caktuara.

LEXO EDHE:  Basha me tone të ashpra: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të mos heshtin

Urgjentisht duhet përgatitja nga spitalet rajonale për pacientët nga Covid, mjekë tanë e kanë trajnimin dhe profesionalizmin. Siç kanë thënë edhe përfaqësuesit e mjekëve italianë në korrik bëhet fjalë për mungesë menaxhimi. Që në atë periudhë mund të ishin blerë pajisjet dhe mund të trajnoheshin ekipet e mjekëve.

Testimi i personelit mjekësor që është në mëshirë të fatit,sidomos në zonat ku përplasen pacientët me Covid rreziku të jetë zero, pasi nëse nuk mbrohet personeli mjekësor ai jo vetëm që rrezikohet por bëhet gjithashtu edhe transmetues siç ka ndodhur deri më tani. Janë mjaftuar me një deklaratë që kanë blerë 200 mijë vaksina, dhe përditë dëgjoj njerëz që shkojnë të kërkojnë vaksinën dhe nuk kanë marrë një gjë të tillë. Megjithëse është e pamjaftueshme se vetëm kategoritë më të rrezikuara në vendin tonë janë mbi 500 mijë.

Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të testimeve për numër banorësh dhe kjo është neglizhencë e qeverisë. Ky është një problem që është ngritur nga ne dhe ekspertët me dhjetëra herë, ndërsa sot po u drejtohem mjekëve dhe infermierëve që të ngrenë zërin e tyre pasi janë ato që e shikojnë nga afër situatën ku gjendja duket se është jashtë kontrollit në këtë rast kam parasysh vetëm pacientët e Covid pa marrë parasysh pacientët nga sëmundjet e tjera sezonale.

Hapi i parë është zgjerimi i korpusit që do të përballet me Covid, angazhimi i spitaleve rajonale dhe i personelit numri i të infektuarve më i lartë se ai që po raportohet, po rritet shumë më shpejt sesa ajo që raportohet kjo është përgjegjësi e Ramës”, është shprehur Basha.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!