Basha: Të miratohet urgjent Reforma Zgjedhore, të ndajmë politikën nga krimi

schedule19:53 - 11 Janar, 2020

schedule 19:53 - 11 Janar, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkon miratimin sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore, por për opozitën, sistemi nuk është një prioritet. Basha thotë se thelbësore është një reformë që ndan politikën nga krimi. Kreu i PD përjashtoi një takim me Ramën, duke thënë se ky eksperiment dështoi në vitin 2017.

“Kemi fituar me çdo sistem, të shmangim kriminelët”, shprehet Basha.

Miratimi i një Reforme Zgjedhore konsensuale kërkon një marrëveshje politike, por Lulzim Basha nuk ka më besim tek një takim i dytë me Ramën.

Lideri demokrat këmbëngul tek nevoja për zgjedhje të parakohshme si për pushtetin qendror dhe për atë lokal./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!