Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basha të japë sqarime para demokratëve”, Çollaku: Kam rezervat e mia. PD duhet të ketë një kryetar

schedule13:29 - 16 Qershor, 2023

schedule 13:29 - 16 Qershor, 2023

Për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, në PD nuk ka një ngërç të ri, por mendime të ndryshme që ballafaqohen e më pas hidhen për votim në mbledhje.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC News Çollaku tha se debati për këshillin kombëtar erdhi si pasojë e arritjes apo jo të kuorumit për shkak të largimit, apo dorëheqjes së disa deputetëve.

“Nuk ka vënë askush në diskutim nevojën e mbledhjes së këshillit kombëtar. Ka patur një konfuzion në këtë kërkesë sepse mbase një pjesë e madhe janë larguar kanë dhënë dorëheqje. Pas verifikimit, duket se kuorumi ekziston, dhe garanton mbledhjen e këshillit. Deri sa ekziston duhet të mblidhet. Kjo ka qenë ajo cfarë përflitej, asgjë nuk e pengon mbledhjen. Kur konstatojmë se këshilli ka kuorum nuk ka asnjë pengesë për t’u mbledhur.” u shpreh Çollaku ndërsa komentoi edhe procesin për zgjedhjen e kryetarit në parti.



Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, Çollaku tha se ka rezerva për drejtimin e tij, por theksoi se nëse ai arrin të bindë demokratët askush nuk mund ta ndalojë.

“Unë kam insistuar që PD duhet të plotësojë vakancën e kryetarit, por nuk jam mbështetës i Bashës. Basha duhet të japë sqarime mbi akuzat që janë hedhur dhe ai ka heshtur, ka nevojë të kryejë një katarsis brenda nesh apo edhe me veten. Por askush s’ka të drejtën ta pengojë për të kandiduar. Kam kritikat e mia, s’më intereson nëse ka nxitim Basha, por po ka nxitim PD.

Sot PD nuk ka një kryetar dhe ne nuk mund të zvarritemi do ishte fyerje ndaj atyre që na kanë votuar. PD duhet të ketë një kryetar, në raport me Bashën e them publikisht kam rezervat e mia, për shumë momente në drejtimin e partisë, por s’mund të ndërtojmë një process për të penguar bashën. Nëse bind, duhet të jetë kryetar i partisë, nëse jo s’mund të jetë.” u shpreh Çollaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!