Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në në takim në selinë blu kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Biseda u fokusua kryesisht tek protesta e studentëve dhe pedagogëve, por edhe tek tema e shkëmbimit territorial mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryedemokrati Basha e falenderoi Albin Kurtin për qëndrimin e tij ndaj kauzës së studentëve dhe pedagogëve dhe protestës së tyre, për të cilën kreu i Vetëvendosjes mbajti një referat gjatë takimit të Asamblesë së Pedagogëve të Universitetit të Tiranës në ditë më parë.
Gjithashtu kreu i selisë blu Basha dhe Albin Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog./abcnews.al