Basha takohet me përfaqësuesit e biznesit në Udine: Prioritet i qeverisjes së PD investimet e huaja

schedule22:13 - 10 Janar, 2020

schedule 22:13 - 10 Janar, 2020

Në vijim të vizitës në Itali, kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Basha thotë se në takim është diskutuar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri.

Kryedemokrati bën të ditur se i ka njohur përfaqësuesit e biznesit italian me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme, të cilat, sot sipas tij, po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Në takim, Basha ka theksuar se thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës.

Gjithashtu, Basha ka deklaruar se termeti i 26 Nentorit e gjeti shtetin të papërgatitur, ndaj PD ka nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile, që të jetë gati për t’u vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes kur demokratët të vijnë në pushtet.

Më herët, Basha është takuar me zyrtarë të lartë italian dhe me drejtues e specialist të Qendrës së Emergjencave Civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia, me të cilët është rënë dakord që një qendër e tillë të ndërtohet edhe në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!