Basha takohet me fermerët në Dibër: Dilni dhe votoni ndryshimin, Rama ka zgjedhur ofendimet

schedule15:21 - 10 Prill, 2021

schedule 15:21 - 10 Prill, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me fermerë në fshatin Grevë të Dibrës duke folur për programin e PD. Basha tha se Dibra do të kthehet në një pasuri që asnjë i ri të mos e mendojë largimin nga vendi.

“Ky vend i gjyshërve të mi është i bekuar nga Zoti. Diskutojmë si ta nxjerrim Dibrën nga kriza dhe ta kthejmë këtë pasuri që ka Dibra në mirëqenie që asnjë i ri të mos largohet nga vend i vet”, deklaroi Basha.

 

Kreu i PD tha se vota më 25 Prill nuk është betejë personale ndërsa komentoi edhe fushatën e kryeministrit Edi Rama.

“Dilni dhe votoni për ndryshimin dhe Partinë Demokratike. Ajo betejë nuk është personale por për problemet tuaja. Ai shmanget çdo lloj llogaridhënie. Sillet nëpër Shqipëri duke sharë opozitën dhe qytetarët, Atë rrugën ka zgjedhur. Unë kam zgjedhur rrugën tjetër.

Kjo është Europa dhe llogari dhënia. Ky është shteti që meriton shqiptarët pas 30 vitesh në tranzicion. Shteti që i kupton hallet e njerëzve dhe merr përgjegjësi. Kështu do marrë edhe qeverisja ime përgjegjësi para të gjithë qytetarëve”, tha Basha./mv.abcnews.al