Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me disa qytetarë në Kamëz ku deklaroi se më 25 Prill duhet votuar për Partinë Demokratike e cila sipas tij do sjellë ndryshimin. Basha deklaroi se sot ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por e gjithë Kamza për të është si një familje. Kreu i PD shtoi se në turin që ka pasur nëpër Shqipëri ka dëgjuar thirrjen për të votuar ndryshimin.
“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjej. Nga shpirti juaj buron thirrja e fitores dhe e ndryshimit. U përgatita për një vizitë në familje. Por në fakt të gjithë këtu jemi një familje, zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 Prill. Një familje me baballarë që janë rraskapitur për të rritur fëmijët e tyre.
Të rinjtë dhe të rejat e Europës nuk kanë asnjë ndryshim nga të rinjtë e Kamzës. Studentët kërkojnë mundësinë për të studiuar dhe për të punuar këtu pranë familjeve të tyre. 8 vjet dështime dhe papunësi. 8 vjet në vendnumëro. 8 vjet dështim, fytyrën e të cilit e njihni mirë. Thirrja e Kamzës. Dua t’ju them se siç jemi këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë, nga jugu në veri, nga Gjirokastra në Vlorë, përgjigja është e njëjtë, më 25 Prill voto ndryshimin. Ndryshim kërkon sot Shqipëria.
Ndryshim kërkojnë sot vogëlushët që nuk votojnë dot më 25 Prill. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramëm. Kthimi i dinjitetit do të bëhet i mundur kur ju të votoni numrin 9. Me ju të gjithë bashkë do ta sjellim ndryshimin më 25 Prill. Do e sjellim ndryshimin përditë në familjet tuaja. Ju ftoj, Kamzës, Paskuqanit i takon të udhëheqë energjinë e ndryshimit”, deklaroi Basha./mv.abcnews.al