Kreu i Partisë Demoktarike, Lulzim Basha, pasditen e sotme ka zhvilluar takime me qytetarë në Njësinë nr.7 në Tiranë.
Në këtë njësi Basha është pritur nga shumë simpatizantë, ku nuk kanë munguar thirrjet “Rama ik”, ndërsa disa prej tyre kishin zgjedhur ta prisnin me daulle.
Gjatë fjalës së tij, para mbështetësve, Basha ka thënë se asgjë nuk do ta ndal ndryshimin që sipas tij po afron.
“Më bëni të ndihem ashtu sic jam në shtëpinë time. Ora po afron dita po afron. Do kemi ndryshim për familjen tuaj. Si kryetar i qeverisë së ndryshimit. Faleminderit nga zemra. Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin se ndryshimi është në zemrat e cdo shqiptari. Shqipëria fiton dhe ju fitoni.“ tha Basha E.L/abcnews.al/