Basha takim me personalitete në Gjirokastër: Do të marrë fund politizimi në arsim

schedule17:37 - 19 Mars, 2021

schedule 17:37 - 19 Mars, 2021

Lideri i opozitës Lulzim Basha , po zhvillon një bashkëbisedim me personalitete të fushave të ndryshme në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se Arsimi është lënë në heshtje pasi sipas tij nuk është bërë asnjë investim serioz. Gjithashtu ai theksoi se me qeverinë e re do të marrë fund politizimi dhe përdorja e sistemit arsimor për pushtet.

“Si çdo fushë tjetër edhe tek arsimi qëllimi nuk ka qenë progresi, por pushteti. Anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i një ligji bazuar në përvoja Europiane është fokusi ynë. 26 miliard euro buxhet janë ndarë vetëm për teknologjinë e informacionit. Sot shohim se gjithçka ka mbetur e heshtur.

Arsimi ka një veçori sepse çfarëdo që të investosh cilësia nuk lidhet vetëm me mësimdhënien, por edhe se me çfarë cilësie kanë ardhur ata në arsimin e mesëm. Këtu do të marrë fund politizimi i mësuesve. Futja e politizimin ka shkatërruar administratën dhe një nga fushat që i ka vënë kazmën është arsimit.

Qё ligji tё funksionojë duhet tё zbatohen disa pika konkrete tё këtij programi siç ёshtё rritja e financimit për arsimin e lartë. Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor sepse e thashë edhe në një takim që kisha me pedagogët në Shkodër.

Parimi i dytë është decentralizimi dhe këtyre dy pikave konkrete të planit ne i kemi bashkangjitur edhe kontaktin me institucionet europiane përfshirë komisionin Europian dhe universitetet europiane, aleancën e universiteteve europiane për të bërë të mundur që universitetet, jo thjeshtë të ekzistojnë në kuptimin e teorisë por të ekzistojnë si qendra të trajnimit profesional.

Në veçanti, Universiteti i Gjirokastrës mund të ketë departamente të shkëlqyeshme të trajnimit profesional të fushës së turizmit, menaxhimit të turizmit dhe të fushës së teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, pra të digjitalizimit.

Në mënyrë që përmes këtyre kurseve të trajnohet rinia gjirokastrite dhe këto janë degë të cilat ju mundësojnë atyre të vetëpunësohen apo të punësohen në sektorë që i mbajnë në Gjirokastër se një programues nuk ka nevojë të shkojë në Gjermani por përmes një investimi gjerman apo austriak apo italian apo grek mund të punojë nga Gjirokastra dhe të paguhet me paga që janë të paimagjinueshme sot për rininë shqiptare në tërësi dhe për profesionistët shqiptarë”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!