Kryetari i Partisë Demokratike premtoi një klimë të re biznesi gjatë qeverisjes së demokratëve për të gjithë operatorët turistikë. Në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit në Sarandë, Basha premtoi heqjen e trarëve të korrupsionit dhe mbështetje për arsimin profesional në funksion të rritjes së punonjësve të kualifikuar.
Operatorëve turistikë të Sarandës, Lulzim Basha premtoi se në qeverisje do t’i ndihmojë me vepra. Në vijim të turit të tij rrugëtim për Shqipërinë, Basha foli për një ndihmë të fortë ndaj biznesit.
Dhe lehtësinë për biznesin e sheh nga universiteti i Sarandës që sipas tij duhet mbështetur për të pasur punonjës të kualifikuar.
Një paralajmërim Basha e kishte edhe për deputetin socialist Hyseni dhe ish-ministrin Gjiknuri për pronat në bregdet.
Prej dy javësh kryedemokrati Basha është duke zhvilluar takime intensive me të rinjtë dhe përfaqsues të biznesit duke prezantuar edhe platformën e tij qeverisëse. /abcnews.al