“Kam falimentuar”, Basha takim me biznesmenin në Tiranë: Qytetarëve u duhet 1 qeveri që punon për ta

schedule08:31 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:31 - 18 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar biznesmenin Gjok Bunaj, i cili shprehet se ka falimentuar. Biznesmeni thotë i shqetësuar se vijojnë taksat edhe pse biznesi i tij nuk ka më aktivitet.

Kurse, kryedomkrati, shprehet se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon dhe që do të sjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe “jo një qeveri që merret gjithë kohës me politikë dhe me Instagram.”

Bashkëbisedimi me biznesmenin Gjok Bunaj
Lulzim Basha: Gjok, mirë se të gjej!
Gjok Bunaj: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je? Si je me shëndet?

Gjok Bunaj: Mirë!
Gjok Bunaj: Edhe këto janë një mal me lekë të gjitha, kam falimentuar! Letrat dhe tatimet vinë, përditë paguaj tatime.
Lulzim Basha: Paguan tatime megjithëse nuk ke xhiro, s’ke punë fare?!
Gjok Bunaj: Ku t’i paguaj tatimet, se unë s’kisha lekë, se të kisha lekë do i paguaja.
Lulzim Basha: Sa vite ke që je në biznes?
Gjok Bunaj: 12 vite.
Lulzim Basha: Ke prodhuar kryesisht, çfarë lloj literature?
Gjok Bunaj: Literaturë juridike, këto. Vetëm për studentët.
Lulzim Basha: Për studentët? Vetëm për studentët?
Gjok Bunaj: Po! Tani asnjë gjë.
Lulzim Basha: Pse ka ndodhur kjo?
Gjok Bunaj: Po sepse në tetor ranë këto grevat e studentëve, ra tërmeti, pandemia, pandemia e ra komplet. Nuk ka qarkullim.
Lulzim Basha: Po mirë, si vazhdojnë taksat kur ti s’ke aktivitet biznesi?
Gjok Bunaj: S’ka xhiro, s’ka! Xhiro zero. I duan takat këta, i duan.
Lulzim Basha: Fitim s’ke përderisa s’ke punë.
Gjok Bunaj: S’kam xhiro fare, jo fitim.
Lulzim Basha: Xhiroja zero.
Gjok Bunaj: Zero!
Lulzim Basha: Dhe prapë vazhdojnë taksat?!
Gjok Bunaj: Taksat vinë, se i kërkon ai. Taksat vijnë 3-muajshe që t’i paguaj taksat, siguracionet, të gjitha. Janë detyrim ligjor, thotë.

Lulzim Basha: Këta që kishe në fund fare, i çove të gjithë në shtëpi?
Gjok Bunaj: I ke në sistem, të gjithë të larguar.
Lulzim Basha: U bë 7 vite ky muhabet. 7 vite ekonomia nuk ka akreditim. Akreditimin më të ulët. Dolën shifrat e FMN-së, ka akreditimin më të ulët Shqipëria nga të gjitha vendet e Ballkanit. Ekonomia është në krizë. Kur ekonominë e ke në krizë, kur bizneset i ke në falimentim, pastaj sigurisht nuk jep ndihmë për njerëzit. Dhe i ka lënë dhe njerëzit në pikë të hallit.
Gjok Bunaj: Në mëshirë të fatit.
Lulzim Basha: Pandemia ka bërë të vetën, kriza ekonomike ka bërë të vetën. Në vend që t’i marri lekët të ndihmojë njerëzit, s’ju ka dhënë absolutisht as një të tretën e atyre që kanë marrë vendet e tjera të rajonit. S’po krahasohemi me vendet e Europës, jemi nën një përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që ka shpërndarë lekë për njerëzit. Ka dhënë lekë shumë të tjerëve, miliona, njerëzve s’ju ka dhënë, biznesin se ka ndihmuar. Tani problemi është kur falimenton ti, falimentojnë praktikisht 7 familje.
Lulzim Basha: Kështu nuk vazhdohet më.
Gjok Bunaj: Jo!
Lulzim Basha: Duhet patjetër, duhet ndryshuar.
Gjok Bunaj: Këtu ka ngel ti fusim shkrepësen e të biem rehat. Të paktën të nxjerrim tymin.
Lulzim Basha: Jo ne duhet të rrëzojmë këtë sistem të korruptuar. Ne duhet të ndryshojmë këtë sitem. Duhet ti kthejmë shpresën Shqipërisë. Ti japim një shpresë të re Shqipërisë. Dhe me gjithë energjit tona të bëjmë të mundur atë që bën çdo vend tjetër i rajonit. Që paratë e shqiptarëve të shkojnë për të ndihmuar njerëzit, familjet në nevojë dhe biznesin. Të japin kredi me kushte të favorshme për biznesin që është në vështirësi dhe për shkak të pandemisë.
Gjok Bunaj: Të japi dhe bonus për të ngrit, për të rigjeneruar..
Lulzim Basha: Të japi ndihmë financiare njerëzve se janë me qindra, mijëra, që vetëm ti ke hequr 7 veta nga puna. Vetëm ti ke hequr 7 kryefamiljarë nga puna, Ça zgjidhje kanë ata për fëmijët e tyre?
Gjok Bunaj: Shumëzoj me tre në familje!
Lulzim Basha: Këtë desha të them. Ça zgjidhje kanë ata për familjen?
Gjok Bunaj: Asgjë, asgjë.
Lulzim Basha: Me çfarë i paguajnë ata shpenzimet..
Gjok Bunaj: Edhe specialist, jo punëtor kështu me krah. Specialista.
Lulzim Basha: Të jemi të gjithë bashkë dhe ta mboshtim këtë të keqe. Dhe të ketë një qeveri që punoj për njerëzit. Të kemi një qeveri që punoj për sipërmarrjen, të punojmë për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të ofrojnë ndihmë financiare për çdo familje shqiptare dhe të ndihmojnë biznesin për të dalë nga kjo krizë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!