Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria renditet e para në Europë për përdorimin e PPP-ve krahasuar me vendet e tjera.
Basha thotë se ato janë një bombë me sahat për vendin pasi nuk raportohen si borxh por janë kosto të fryra që rriten pa kontroll.
“Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës?
Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Basha./mv.abcnews.al

