Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha “sherr” edhe me Alibeajn/ Nuk kishte bërë asnjë rekurs në Gjykatën e Lartë për logon dhe vulën

schedule18:30 - 4 Mars, 2025

schedule 18:30 - 4 Mars, 2025

Deputeti Enkelejd Alibeaj është tërhequr përfundimisht nga rekursi në Gjykatën e Lartë për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Në kërkesën e dorëzuar nga Alibeaj dhe përfaqësuesi Kthupi, theksohet se ai vetë nuk është më i interesuar për Partinë Demokratike, pasi s’ka më asnjë funksion dhe as raport politik, angazhimit në një tjetër parti, Djathtas 1912, e cila nuk është në koalicion me kryetarin aktual, Sali Berishën.

“Unë tashmë nuk përfaqësoj dhe nuk jam pjesë e grupimit politik e quajtur Partia Demokratike. Nuk mbaj asnjë post, e asnjë tagër përfaqësimi. Për më shumë, tashmë jam i angazhuar në një tjetër subjekt politik, tërësisht të dallueshëm e të ndryshëm nga subjekti i mësipërm”

Alibeaj për AbcNews konfirmoi gjithashtu se ky ishte i vetmi rekurs i dorëzuar në Gjykatën e Lartë, ndaj vendimit të Apelit që i riktheu logon e vulën e PD, Sali Berishës.
Por me këtë vendim, ai ka lënë të vetëm në betejë Lulzim Bashën, ose në të vërtetë, nuk ka patur asnjë rekurs nga ky i fundit.

Këtë e fakton, ky document, rekursi i datës 23 korrik 2024, firmosur nga Enkelejd Alibeaj dhe dy përfaqësuesit ligjorë, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Ndërsa fliste për rekurs, Basha nuk kishte bërë kurrë rekurs, por pretendonte ti rimerrte Berishës sërish Partinë Demokratike.

Madje, me fjalët e kryetarit, kjo parti, pretendon se Alibeaj e ka shantazhuar Bashën, për ta detyruar të bëhej pjesë e koalicionit me Shehin, ose në të kundër do tërhiqej nga rekursi.

“Ata që kanë shpallur sot tërheqjen janë vetëdemaskuar, si autorët e një shantazhi politik për interesa të ngushta personale. Vetëm dy ditë më parë drejtues të Koalicionit Euroatlantik /PD – Demokratët Euroatlantikë, janë kërcënuar, se nëse Koalicioni Euroatlantik, nuk do t’ju nënshtrohej kushteve për bashkëpunim, duke hequr dorë nga identiteti ynë politik, do të përballeshin me tërheqjen nga rekursi në Gjykatën e Lartë.”

Megjithatë, juristi Basha, siguron se tërheqja e firmëtarit Enkelejd Alibeaj nga rekursi në GJykatën e Lartë, nuk do të thotë se rekursi nuk do të shqyrtohet. Tani, Basha ngeli fare i vetëm, pa koalicion, pa rekurs, pa PD dhe pa Berishen./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!