Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në një emision televiziv ku deklaroi se SHBA-të i kanë borxh Shqipërisë.
Përmes një postim i në teitter, Basha shkruan se SHBA-të nuk i kanë asnjë borxh Shqipërisë, përkundrazi Shqipëria nuk do të arrijë t’i lajë dot kurrë borxhet që ka ndaj SHBA-së.
Postimi i Bashës:
Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standartet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes ??????