Basha sërish akuza qeverisë për Unazën e Madhe

schedule22:03 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 22:03 - 7 Dhjetor, 2018

Të njëjtat mesazhe Lulzim Basha i përsëriti edhe gjatë pasdites, ku sërish iu bashkua protestës së banorëve të Unazës së Re në Tiranë. Basha tha sërish se Unaza e Madhe nuk është një projekt zhvillimi por një projekt vjedhjeje dhe pastrim parash.

Sipas kreut demokrat, Qëndresa është rruga e vetme, për t’iu kundërvënë hajdutërisë, mashtrimit dhe propagandës. Ndërkohe gjatë ditës së sotme makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, nuk e kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës bën të ditur se kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë hequr materialet nga objektet. Deri më sot në Unazën e Re janë prishur mbi 30 ndërtesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!