Basha reagon për herë të parë pas rezultatit negativ në zgjedhje: Shqiptarët kanë humbur besimin te vota

schedule11:35 - 7 Mars, 2022

schedule 11:35 - 7 Mars, 2022

Kryedemokrati Lulzim Bash aka reaguar për herë të parë pas rezultatit negativ në zgjedhje. Basha tha se pret të përfundojë numërimi, por theksoi se shqiptarët kanë humbur besimin te vota, prandaj edhe nuk morën pjesë në zgjedhje dje.

Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe në këtë kuadër i bëj thirrje të gjithë numëruesve, komisionerëve, vëzhguesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Së dyti, e kam bërë të qartë dhe s’ka qytetar që nuk e di që procesi i 6 Marsit ishte një anomali i një anomalie.

Anomalia e parë që ndodhi, ishin zgjedhjet, votimet moniste të 30 qershorit 2019-të. Anomalia e dytë ishte që 4 nga kryebashkiakët monist dolën me rekorde kriminale, njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte.

Në këto kushte dhe në kushtet kur s’ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit të zgjedhësve, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar edhe më qartë nevojën për një reformë të thellë ”, tha Basha duke shtuar se Aleanca e “non gratave” kërcënoi dje komisionerët.

Një pjesë e fajita për mospjesëmarrje në zgjedhje i takon opozotës. Duhet të shkëputemi plotësisht nga e shkluara dhe t’i dëgjojmë dhe përfaqësojmë njerëzit”, vijoi Basha.

Me mospjesëmarrje të madhe, me një numër do të thoja rekord të ulët votuesish, ky është tashmë një fakt që qytetarët që këto 6 bashki e braktisën procesin zgjedhor. E braktisën sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë.

Në disa raste siç e pamë, ikën edhe garancitë formale ku Partisë Demokratike iu mohuan komisionerët. E ka sqaruar zonja Tabaku dje që aleanca e non grata-ve, kërcënoi bashkë me bandat në Vorë komisionerët vendas dhe sa për dijeninë tuaj edhe një herë, ne kemi dërguar në SPAK 3 denoncime, për Shkodrën, për Dibrën dhe për Rrogozhinën dhe kemi kallëzuar po kështu edhe KZAZ-n e Vorës për mospërmbushje të detyrave”, vijoi Basha.

PD është renditur e treta në Vorë dhe Lushnje, ku ka përfunduar numërimi, dhe e dyta në Rrogozhinë, ndërsa vijon numërimi në bashkitë e tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!