Basha reagon për 30 mjekët dhe inferimerët që u dërguan në Itali: I falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë

schedule13:02 - 31 Mars, 2020

schedule 13:02 - 31 Mars, 2020

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një komunikim virtual me gazetarët ka përmendur edhe dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Basha i falenderoi për gatishmërinë., ndërsa shtoi se jemi në borxh edhe për mjekët në Shqipëri.

“Dua t’i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne”, tha Basha. /abcnews.al