Kreu i PD përmes një reagimi në rrjetet sociale ka dënuar gjuhën e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës të përdorur nga Kryeministri Rama.
Sipas Bashës këto deklarata të Kryeministrit Rama janë sulm rrugacëror i cili është i denjë vetëm për një antishqiptar.
Basha gjithashtu thekson se Kosova ka të drejtë të promovojë pavarësinë e saj si shtet edhe ndaj armiqve të saj.
“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!
Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, shkruan Basha./abcnews.al
1/2 Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 21, 2019
2/2 Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 21, 2019



