Është zhvilluar me replikat forta debati në Kuvend mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa nuk kanë munguar etiketimet për njëri-tjetrin, Basha gjatë fjalës së tij mes të tjerash kërkoi edhe njëherë nga kryeministri që të votojë vettingun në politikë.
Sipas Bashës vetëm në këtë mënyrë do të largohet soji i tij nga Kuvendi, duke shtuar se kësaj beteje do t’i shkojnë deri në fund.
“Më thotë mua pse nuk shkon në Belgjikë. Por shko në SPAK . Lëri gënjeshtrat mos u fshih te dhoma e miellit. Vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu të ngrenë dorën për të rritur edhe njëherë borxhin, të rrisësh taksat, pa u kthyer asgjë mbrapsht. Kjo është e vërteta dhe kësaj nuk i ikën dot. Një mendje perverse në mungesë të argumentave ka vetëm një taktikë që e mësuam tetë vite, sa herë të ballafaqojmë me të vërtetë sillen dhe vërtitesh me të njëjta epitete. Përgjigjen për to e ke marrë përditë. Hallet e shqiptarëvejanë shqetësimi ynë. Zgjidhja janë largimi i sojeve si ti. Voto vettingun në politike dhe kjo betejë do të shkojë deri në fund me forcën e arsyes politike. Kjo sallë kurrë më nuk do ti takojë duarve të mpira për të shtuar taksat dhe vjedhur shqiptarët,” deklaroi Basha. g.v/abcnews.al