Basha-Ramës: Keni dështuar në parandalimin e emigracionit, shqiptarët po braktisin vendin

schedule11:48 - 19 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 19 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Deemokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me largimin e qytetarëve nga vendi.

Rama më parë nga Vlora është shprehur se largimi i qytetarëve nuk është vetëm një fenomen që ndodh në Shqipëri por është një fenomen global, ndërsa Basha në reagimin e tij e akuzon se një gjë e tillë ndodh nga keqqeverisja.

LEXO EDHE: Rama: Shqiptarët s’kanë emigruar vetëm në kohën e Enver Hoxhës, italianët vijnë këtu se është më mirë

Basha përmes një postimi në rrjetin social shkruan se opozita tashmë ka një plan qeverisësh që u krijon mundësi që çdo i ri shqiptar të kthehet, të punojë e të jetojë në Shqipëri.

“Edi, ti thua se ti nuk ke mënyrë si ta ndalësh emigrimin.

Jam në një mendje me ty, ti nuk ke si ta ndalësh. Për 8 vjet me radhë ti jo vetem ke dështuar në parandalimin e emigracionit, por prej keqqeverisjes tënde ai mbërriti rekorde prej qindra e mijëra shqiptarësh që braktisin vendin.

Po ne e kemi një mënyrë. Ne kemi një plan pune: taksa më të ulëta, thithje të investimeve te huaja, mbështetje financiare për çdo të ri shqiptar që kthehet të punojë e të jetojë në Shqipëri, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbeshtetje e stimulim te sipërmarrjeve të të rinjve.

Më 25 prill shqiptarët do të zgjedhin një qeverisje që do ta nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe do të na kthejë të rinjtë në atdhe.

Shqipëria do të fitojë!”, shkruan Basha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!