Fjalën e tij në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha e ka mbyllur me akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama. Basha i tha se përpara ka një parti që do ta largojë.
“Ngele tek Kinostudion Shqipëria e Re”, kaq është diapazoni yt. Shpërfaq se sa i cekët je. Nuk ke arritur dot të kapësh thelbin se përse jemi në këtë sallë. Gjithmonë e ke parë këtë sallë si një mundësi për të sharë. Je filmuar duke thënë fjalët më të ndyra dhe prapë nuk ke kërkuar falje siç nuk i kërkove falje këtij qytetari tani. Ti e ke bërë gjuhën pis kur nuk ke ditur çfarë ti thuash atyre që nuk i legalizon banesat. Përdor terma ‘gaxhie’. Prapë me gratë, nuk zure mend. Ke përballë një parti që shqiptarëve iu riktheu dinjitetin dhe ribashkoi familjet duke i hequr vizat ndërkohë që ti shpikje Griseldën. Ku e ke Elvis Roshin sot…
Kjo parti ka lindur dhe lufton për vlera. Unë kam kërkuar dhe kërkoj ndjesë para shqiptarëve sa herë më jepet mundësia. Kurrë nuk jemi krenuar me krimin. Ju krenoheni me krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve, kjo është ajo që na ndan ne. Qindra mijëra banesa janë të pa legalizuara. Ti nuk tregon dot pendesë sepse duhet që pas pendesës duhet të reflektosh, ti nuk e bën dot. Ti nuk ke asnjë pendesë për shkatërrimin në shëndetësi, për shkatërrimin e ekonomisë. Ti e ke nisur jetën tënde politike dhe do ta mbarosh në shërbim vetes tënde. Ta harrosh se PD dhe unë do të lodhemi se kujtuari përgjegjësitë që ke para shqiptarëve dhe të përballemi, derisa dikush tjetër që mund ti mbaje këto përgjegjësi që është PD, të të largojë”, përmbyll Basha.


