Basha-Ramës: Foltorja e Berishës ding-dongu jot, jo i imi! Reformën në Drejtësi e fute në koma

schedule11:57 - 14 Tetor, 2021

schedule 11:57 - 14 Tetor, 2021

Me tone të ashpra nga Kuvendi kreu i PD Lulzim Basha i tha kryeministrit Edi Rama se “Foltorja” e Sali Berishës do hajë “kokën e tij”.

Ti hallet i mat me pultin tënd, halli yt është se të ka mbaruar kandili dhe ti e di. Doje të digjje vajin 8 vjeçar por ja që se djeg dot më ske më me çfarë të merresh. Ke vendosur, sa herë e përmende foltoren, foltorja s’është halli im është halli jot, fotorja është ding dongu bëhu gati edhet i. Ska foltore që do të të shpëtojë ty”, tha Basha.

Kjo përgjigje e Bashës erdhi pasi Rama ka ironizuar “Foltoret” e organizuara nga ish-kryeministri Berisha. Teksa iu drejtua liderit të demokratëve se ‘të kam konsideruar dhe të konsideroj mik’, i dha një këshillë që të “mos prishë gojën”, duke iu referuar përplasjes që pati kryedemokrati me deputetin socialist Eduard Shalsi.

Lexo edhe: Rama këshillon Bashën: Të kam mik, mos e bëj gojën “qenef” si Berisha

Reforma në Drejtësi tha Basha është shkatërruar nga Rama të cilin e quan rrezikun më të madh të saj.

E keni shkatëruar reformën në drejtësi  i keni kapur prej  bishti  drejtuesit e saj i keni bërë bisht, ambasadorët e huaj që thonë veproni sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat dhe thonë mos veproni. Mbushen sarajet e tua me prokurorë që të vijnë natën që të mos shkarkohen. Vaji i kandilit dhe këto ka mbaruar se bëre sikur ndërtove reformën por nga brenda e kanë kuptuar të gjithë se ti je rreziku më i madh i mundshëm i reformës. Reforma në koma të thellë prej teje”, shtoi kreu i PD. be.k/Abcnews.al