Basha: Rama të jepte dorëheqjen, i ka rënë në burg ministri i inceneratorëve

schedule22:18 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 22:18 - 16 Dhjetor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka lidhur me skemën abuzive të inceneratorit  të Elbasanit.

“ Jo, ta them unë se çfarë. Nuk e kemi përjashtuar nga partia, por kemi mbështetur kërkesën e tij për transparencë në momentin që u shpall non-grata për shkak të diçkaje, sepse konteksti me të cilin u shpall pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit, ishte një kontekst tronditës për të gjithë ne. Me sjelljen e ti, pasi u zotua se nuk do ta përfshinte partinë, por do dilte vetë për të sqaruar këtë çështje. Tani, me sjelljen e tij, për të vënë, për të shkelur me këmbë interesat e demokratëve, për t’iu mbivendosur këtij aksioni opozitar që të numërova ty, ai jo vetëm që ka shkelur mbi fjalën e tij, por faktikisht është kthyer në një  tub oksigjeni i cili sot është në  koma, është  në koma politikisht sot Edi Rama. Nuk ka asgjë për të ofruar. Është tubi i oksigjenit dhe ushqejnë njëri-tjetrin. Ai e ushqen, ky i jep oksigjen. Ja ku jemi sot në një ditë të zezë, në një ditë ku në një vend normal kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi i ka rënë në burg ministri i inceneratorëve dhe pasi ka  17 vendime brenda një dite, ai duhet të kishte dhënë minimalisht dorëheqjen në një vend normal. Ja ku jemi duke folur për Sali Berishën. A ka shërbim më të mirë ndaj Edi Ramës që ia dha Sali Berisha?  A ka dhuratë më të mirë për Edi Ramën sesa të ketë Sali Berishën duke bërë këtë që bën për të përçarë opozitën?”, tha Basha në “Open”.

Basha thotë se shpallja “non grata” e Sali Berishës nuk ishte një dënim politik, por një vendim i marrë nga SHBA pas shumë vitesh punë. Ai u shpreh se PD nuk është e përçarë, por e bashkuar për një qëllim, largimi e Ramës. Sipas tij, standardi i PD është që të mbështesë të gjitha vendimet e SHBA për shpalljen e personave non grata.  E për ta bërë këtë Basha tha se një nga qëllimet kryesore të Kuvendit të 18 dhjetorit është të ndahen nga e shkuara. Basha deklaroi në “Open” se demokratët kanë paguar një faturë pasi Partia Demokratike, për një kohë shumë të gjatë e ka lidhur fatin me Sali Berishën dhe është identifikuar me të.

“E para e punës një nga qëllimet kryesore të Kuvendit tonë është që të ndahemi me të shkuarën dhe pjesë e të shkuarës është kulti i individit. Partia Demokratike, për një kohë shumë të gjatë e ka lidhur fatin me Sali Berishën dhe është identifikuar me Sali Berishën. Kjo ka vazhduar edhe pasi Sali Berisha dha dorëheqjen. Dhe për këtë Partia Demokratike dhe demokratët kanë paguar një faturë. E kanë paguar heshturazi. E kanë pranuar heshturazi. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për të e mbaj unë sepse unë kam qenë i zgjedhur me një anëtarë një votë që e kam pranuar heshturazi. Kam pranuar heshturazi faturën e një Sali Berishe që tha lamtumirë, por që nuk iku kurrë as fizikisht, as me akte. Pra, kjo është e para, Partia Demokratike për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me dualizmin dhe kostot e këtij dualizmi dhe për këtë padiskutim që kam dhe unë përgjegjësinë time. E para është kjo. E dyta, pra realiteti është ky që ne kemi tërhequr gurët e rëndë mbi shpatulla, e kemi bërë këtë, e kemi paguar këtë kosto, kemi heshtur kur e kemi paguar këtë kosto. Edhe më 25 prill, kanë qenë shumë njerëz që më kanë thënë, pavarësisht se kjo, unë nuk mund të dilja transparent dhe ta thosha këtë: Që jeni shumë të mirë, jeni djem të mirë, do vazhdojmë përpara, por me Sali Berishën dhe me Ilir Metën në krah, nuk ju votojmë. Këto janë fakte që të cilat ne nuk kemi dashur t’i afrontojmë, ndonjëherë as brenda vetes as t’i pranojmë dhe pa diskutim për këtë kemi paguar dhe vazhdojmë të paguajmë faturën. Ka diçka shumë të thjesht këtu, ne nuk diktojmë as nuk ndikojmë dot në vendimet që merr Amerika, por është detyra jonë dhe e imja si kryetar i demokratëve, që kur vendimet të partnerit strategjik merren, me një impakt politik për familjen tonë politike. Me një impakt për sakrificën e këtyre demokratëve, unë duhet të marr një vendim për të ardhmen e demokratëve. Dhe vendimi është marrë për të ardhmen e demokratëve. Dhe mos marrja e këtij vendimi do të sillte pasoja më të rënda për demokratët”, deklaroi Basha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!