Basha: Rama s’mbajti premtimet për punësimet në administratë, numri u rrit për qëllime elektorale

schedule08:46 - 10 Prill, 2021

schedule 08:46 - 10 Prill, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën me një akuzë për kreun e qeverisë Edi Rama. Basha thotë se Rama premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Sipas tij për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.

“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo.

Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!