Basha: Rama s’ka shans t’ju djegë vitin akademik studentëve

schedule10:42 - 3 Shkurt, 2019

schedule 10:42 - 3 Shkurt, 2019

Nga Fieri kreu i PD-së i është përgjigjur Kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë në një takim që pati me studnetët në një nga konviktet e Tiranës u tha se rrezikon t’u digjet viti akademik. Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë në kuadër të zhvillimeve të fundit ku studentët e universiteteve publike po bojkotojnë mësimin.

Por kryedemokrati Basha sot u shpreh se Rama nuk ka asnjë shans që t’u djegë vitin akademik studentëve.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’u djegë vitin akademik. Viti akademit i studentëve do të jetë i plotë dhe od të njihet i plotë. Do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka e do ketë vetëm një përfundim: çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia dhe krimi si dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vertetë”.

Më tej Basha u bëri thirrje qytetarëve të Fierit që t’i bashkohen protestave opozitare të cilat do të nisin më 16 Shkurt.

“Me një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune. Do hapim vende pune me paga dinjitoze dhe me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD dhe i grupit tonë parlamentar. Kush thotë të kundërtën gënjenj për hesapet e Edi Ramës.

Dyshimi, humja e shpresës, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ndaj iu ftoj me 16 Shkurt të vini të gjithë në Tiranë dhe t’ia hedhin më Lanë këto armë bashkë më propogandën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!