Basha: Rama po provon çdo lojë të pisët për të fshehur dështimin me COVID-19

schedule12:17 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:17 - 13 Korrik, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka biseduar sot me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, ku mes të tjerash përveçse është njohur me shqetësimet e tyre, ka prezantuar edhe planin e tij për daljen nga kriza e thellë ekonomike.

Në rrjetin social “Facebook” Basha shprehet kryeministri po promovon çdo lojë të pisët për të hequr vëmendjen nga dështimi i pandemisë dhe krizës ekonomike që sipas tij i ka shkaktuar vendit.

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”, shprehet Basha.

Statusi:

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.
Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.
Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë…

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 13. Juli 2020