Basha: Rama është problemi, në 25 prill voto PD-në për familjen tënde

schedule17:55 - 6 Prill, 2021

schedule 17:55 - 6 Prill, 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një Facebook një tjetër spot kundër kryeministrit Edi Rama që kërkon një mandat të tretë në qeveri.

Lideri demokrat thotë se Rama është problemi, prandaj bën apel për mbështetje në 25 prill për ta larguar nga pushteti, në mënyrë që Shqipërisë t’i hapet rruga për në BE.

“Shqipëria mezi pret ndryshimin. Njeriu që dështoi në 8 vite qeverisjeje nuk mund të sjellë ndryshim.
Vetem ne do ta sjellim atë! Voto NR 9!Voto Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim! SHQIPERIAFITON” shkruan Basha./ Abcnews.al