Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takua me qytetarë në zona në kryeqytet.
Ndërsa shfaqet entuziast, Basha përshëndetet me kalimtarët, duke bërë thirrje që të votojnë masivisht në këtë proces zgjedhor.
Kujtojmë se që në orët e para të mëngjesit ka nisur votimi në 12 qarqe të Shqipërisë.
Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi ishte e para politikane që votoi e cila u pasua më pas nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ky i fundit ka qenë prezent në qytete të ndryshme në Shqipëri ku ka bërë thirrje për një proces të qetë dhe demokratik.
Të shumta janë qytetarët të cilët u janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre.
Po ashtu edhe ambasadorët po ndjekin këtë proces zgjedhor, ndërsa kanë bërë thirrje që qytetarët të votojnë të lirë.
/abcnews.al/