Basha publikon sloganin për Kuvendin e 18 Dhjetorit: Zgjedhim të ardhmen

schedule21:38 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 21:38 - 13 Dhjetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar demokratët për orën dhe vendin e Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor. Basha ka përditësuar fotografinë e kopertinës në rrjetin social Facebook si një thirrje për demokratët.

Kuvendi me sloganin “Zgjedhim të ardhmen” do të mbahet këtë të shtunë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Kuvendi i Bashës pritet të mbahet një javë pas atij të thirrur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”, ku Berisha pretendon se ka shfuqizuar vendimin e Bashës për Kuvend më  18 Dhjetor.

Në këtë datë Berisha ka paralajmëruar referendum në çdo degë të Partisë Demokratike për vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!