Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar 5 rregullat kryesore se si dhe kush do ta bëjë Vettingun e politikanëve. Në videon e publikuar në rrjetet sociale sqarohet se :
Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika dhe as Kuvendi.
Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
Vetingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare dhe do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale-përfundojnë 5 rregullat që demokratët propozojnë për të bërë vettingun në politikë. /abcnews.al