Basha takon zv.kryeministren e Kosovës: Njohja respektive, interes i të gjithë rajonit

schedule15:45 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:45 - 18 Tetor, 2021

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë ka takuar edhe kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj tha se Basha i shprehu Gërvallës urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve model në Kosovë, një leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Të dy ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog. Mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i pare që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.  Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Basha siç bën me dije syra e shtypit në PD përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

Lexo edhe: Gërvalla në Tiranë: Shtetet e rajonit të bëhen bashkë kundër Serbisë

Gërvalla gjatë vizitës së saj në Tiranë Gërvalla takoi edhe homologen e saj Olta Xhacka.