Basha president? Minxhozi: Mund të jetë një emër, por ka rrezik të kthehet në një Metë të dytë

schedule22:33 - 4 Prill, 2022

schedule 22:33 - 4 Prill, 2022

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në ‘Log.’, në Abc të gazetarit Endri Xhafo, këtë të hënë ka komentuar emrin e presidentit të ri që mund të pasojë Ilir Meta.

Pyetjes së gazetarit nëse do të jetë Basha emri që Rama mund të propozojë në krye të presidencës, Minxhozi është shprehur se mund të jetë një emër pasi shihet si i dobët përballë Ramës, por që është risk pasi mund të kthehet si një Metë i 2-të.

“ Më duket e pamundur, por Rama mund ta vërë Bashën si një person që e njeh mirë dhe që e konsidero si një person më të dobët se veten, për pasojë mund të mendojë se e kontrollo. Presidenti shqiptar tashmë që pas kushtetutës së 2008 ka disa leva sado të pakta, për të luajtur një rol në pozicionin e tij. Nëse është një ndër emrat e zgjedhur, Basha pas disa kohësh mund të kthehet në një Ilir Metë të dytë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!