Basha poston fotot mes demokratëve: Rama? Ne do të fitojmë

schedule22:34 - 3 Qershor, 2021

schedule 22:34 - 3 Qershor, 2021

Lulzim Basha vijon takimet në degët e PD-së në qytetet e vendit për të bindur demokratët që t’i besojnë edhe një mandat për të drejtuar opozitën, që do të ishte i treti nëse merr votëbesimin e tyre.

Mbrëmjen e sotme, teksa ka postuar disa foto i buzëqeshur mes demokratëve nga takimet që zhvilloi sot, Basha thotë se gara e 13 Qershorit është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama.

“Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë” shprehet Basha.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor./ Abcnews.al