Basha: Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit

schedule10:28 - 12 Shkurt, 2021

schedule 10:28 - 12 Shkurt, 2021

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një komukim nga me përfaqësues të Agjencive Turistike foli edhe për portin e Durrësit.

Basha tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare që janë sipas tij të lidhura me të.

Lexo edhe: “Në 8 vjet i zoti i shtëpisë u kujdes për vete”, Basha: Ulja e taksave ndihmon biznesin

“Durrësi dhe Shqipëria kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Dhe me gjithë situatën e vështirë që mbizotëron ka dhe do të ketë oportunitete, mundësi shumë të mëdha për ta vënë këtë potencial të jashtëzakonshëm në funksion të ekonomisë së Durrësit, u shpreh ai teksa shtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, Durrësi do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare që janë sipas tij të lidhura me të. 

Pjesë nga fjala e kryedemokratit Lulzim Basha:

” Disa janë detyrë e qeverisjes qendrore disa janë detyrë e pushteti lokal. Nuk kemi ndërmend ta kthejmë vendin prapa duke futur nën sqetull rolin që i takon pushteti lokal, por pushteti lokal duhet të veproj me përgjegjshmërinë maksimale ndaj njerëzve. Ky do të jetë kuti i vetëm matës i marrëdhënies së pushteti qendror me pushtetin vendor nën drejtimin tim. Unë i kam pasur të dyja detyrat dhe i di të dyja anët e medaljes dhe kur e them këtë e them pa dallime politike.

Nuk ka rëndësi se kush do të jetë në krye të pushtetit vendor, do të jetë e njëjta parti apo aleatë i koalicionit qeverisës pas 25 prillit apo do të jetë opozita e pas 25 prillit. Për mua qëllimi që na bashkon është t’i kthejmë qytetarëve shërbimet dhe investimet për taksat që paguajnë. Për portin e Durrësit është folur shumë këto 8 vite dhe është investuar shumë pak.

Ndërkohë ka pasur një sërë aferash të cilat kanë zhvendosur përfitimet financiare që vijnë nga porti në duart e klaneve brenda qeverisjes të lidhura me krimin e organizuar që vazhdon të mbetet një problem i madh në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, në gjithë Shqipërinë. Zero tolerancë për krimin e organizuar. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk e lufton dot krimin. Një kryeministër i lidhur me krimin nuk lufton dot krimin. Një kryeministër që përdor krimin për vota, nuk e lufton dot krimin, nuk ua heq dot nga qafa. Mund të thoni çfarë të doni për mua dhe ta thoni lirshëm sot edhe nesër se nuk jam as natyrë noprane, as natyrë hakmarrësi. Çfarë të doni, por një gjë nuk e thoni dot. As kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë ju një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010: Heqjen e vizave, se tani është bërë e mirëqenë.

Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit, në radhë të dytë Shqipërisë. Është porti i Shqipërisë, natyrisht është port i durrsakëve. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër, porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, do të jetë i Durrësit. Jo i krimit të organizuar, as i klaneve qeveritare të lidhura me të. Ne kemi përzënë investitorë të huaj nga porti i Durrësit, por them ne, në fakt i ka përzënë ky. Investitorë perëndimorë për të bërë këto lloj-lloj manovrash e aferash që s’ka durrsak që nuk i di.

Padiskutim që ne do bëjmë gjithçka që ta forcojmë portin e Durrësit dhe të thithim investime të huaja dhe porti i ka të gjitha funksionet e veta. Ka funksionet e kroçiereve, i cili duhet sipas planit tonë të shumëfishohet si kapacitet. Ka dhe funksione të tjera, të cilat duhet të planizohen në përputhje me strategjitë afatgjata që janë hartuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtar, por që braktisen sa herë që u erren sytë pushtetarëve nga aferat korruptive.

Parimet se si do veprohet do jenë transparenca dhe padiskutim, ne do bëjmë gjithçka të thithim investime të huaja në funksion të një plani dhe të një vizioni afatgjatë për Durrësin. Dhe sa i përket rindërtimit, absolutisht Durrësi do jetë prioritet absolut, financiarisht me mbështetje direkte për familjet e dëmtuara, për strehimin, natyrisht dhe për biznesin edhe për faktin se është pika e gravitetit të turizmit dhe jo vetëm. Është pikë graviteti ekonomike në çdo aspekt tjetër të fjalës.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!