“Basha po ndjek fabulën e të qenit i kërkuar”, Nazarko: Pret humbjen e Berishës që të rikthehet

schedule17:53 - 7 Mars, 2023

schedule 17:53 - 7 Mars, 2023

Gjatë intervistës për Abc News me Viol Xhafaj, analisti Mentor Nazarko tha se probabiliteti për një rikthim të Lulzim Bashës në krye të PD-së është i lartë. Nazarko tha se ai mund të qëndrojë pas zhvillimeve të fundit të grupit të Alibeajt ndërsa shtoi se po pret dështimin e “Foltores” për t’u rikthyer.

“Duket qartë që në pikëpamje të organizimit të brendshëm ka ndodhur një manovër që është e justifikuar. Fakti që Basha ka dhënë dorëheqjen por s’e ka tërhequr emrin e vet nga dokumenti zyrtar, ai de jure është kryetar. Natyrisht kjo fabul e sjelljes së tij, është nga ato fabulat klasike që është parë në luftërat e mëdha….

Basha po ndjek një fabul i të qenit i kërkuar. Me gjasë është pas atyre zhvillimeve që karakterizojnë grupin e Alibeajt dhe është duke pritur humbjen e krahut tjetër, edhe në bashkitë e djathta dhe për të zhvilluar pastaj me gjyqin e brendshëm. Në pikëpamje politike është e justifikueshëm.

Basha është dikushi që brenda PD, pavarësisht rënies së kësaj karizme, në pikëpamje të numrave ka mbledhur 622 mijë vota, që është rezultati më i mirë historik nga 1992 i PD. Me këtë shifër, brenda PD nuk shoh figurë tjetër që mund të rivalizojë Berishën apo Bashën dhe probabiliteti që Basha të rishfaqet është i lartë.”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!