Basha: Plani ynë është të mos lëmë askënd mbrapa, politika kërkon fytyrë njerëzore

schedule17:16 - 19 Prill, 2021

schedule 17:16 - 19 Prill, 2021

Me një mesazh mbi vlerat e individit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me studente dhe profesioniste të reja, iu drejtua qytetarëve se qeveria e drejtuar prej tij nuk do të lërë askënd mbrapa. Basha u shpreh se kjo është një detyrë e madhe që kërkon përgjegjësi dhe seriozitet e mbi të gjitha kërkon një fytyrë njerëzore të politikës.

“Paraja nuk blen çdo gjë, nuk të blen dot dashuri dhe as shokë. Një individ i arrirë më të rëndësishme ka të ndihet në dashuri dhe lumturi. Fjala e kundërt e vetmisë është harmonia. Po a ta blen dot harmoninë leku. Sa njerëz njohin që kanë rendur pas lekut dhe kanë jetuar të lumtur?

Është e vërtetë që para nuk blen gjithçka por arsimi dhe mekanizmat e tillë i japin çdo individi vendin që meriton. Përballë kemi shtetin qe përcakton çdo gjë, ku do rrish dhe si do rrish.

Ka nga ata që nuk konkurrojnë dot për arsye të ndryshme. Edhe ata nuk duhet të mbeten mbrapa. Plani ynë për të nesërmen është se askush nuk mbetet mbrapa. Kjo është një detyrë e madhe që kërkon përgjegjësi dhe seriozitet. Mbi të gjitha kërkon normalitet. Kërkon një fytyrë njerëzore të politikës. Secili duhet të jetë lideri i vetes së vet”, tha Basha.

Ai tha se ndryshimi vjen duke votuar Partinë Demokratike e cila sipas tij ka një program serioz që ka ikur nga kurthi i banalitetit të kryeministrit Edi Rama.

“Ky ndryshim vjen duke kërkuar Partinë Demokratike. Kemi një program serioz. I kemi ikur kurthit të banalitetit të uljes së stekës. Sa më shumë e ulte ai stekën, aq më shumë rrisnim ne. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa pushtetin që të na ndihmojë që të ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara”, deklaroi kreu i PD./mv.abcnews.al