Basha: Përvijojmë përpjekjet për të shporrur qeverinë! “Zgjedhorja”, jo më përgjegjësia jonë

schedule19:42 - 20 Maj, 2020

schedule 19:42 - 20 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në përfundim të protestës së artistëve se në ditët në vijim opozita do të vazhdojë përpjekjet për hapat e radhës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha la të kuptohet se nuk do të kthehen në tryezën për Reformën Zgjedhore duke deklaruar se kjo nuk është më përgjegjësi e opozitës.

“Opozita ka një qëllim. t’i japë fund kushtet me të cilat padrejtësia shtyp qytetarët. Në funksion të këtij qëllim ne jemi bashkuar një ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Edi Rama është investuar të ndalë të drejtën e qytetarëve.

Kjo i jep betejës sonë për zgjedhje të lira një apel të paevitueshëm. Në ditët në vijim do të përvijojmë hapat e radhës për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të shporrur këtë qeveri.

 PD dhe opozita kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore për të çuar shqiptarët drejt kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia jonë. Nuk kam parë asnjë propozim amerikan. Ne nuk heqim dorë nga kushtet tona”, tha Basha./abcnews.al