Basha për Ramën: Gënjeu për dënimin e Zaganit

schedule16:53 - 28 Tetor, 2017

schedule 16:53 - 28 Tetor, 2017

Kreu i demokratëve nga foltorja e selisë blu deklaroi se Edi Rama gënjeu kur deklaroi se Dritan Zagani ishte i dënuar me urdher gjykate, përpara se të denonconte ish-ministrin Tahiri. Sipas Lulzim Bashës, Edi Rama tashmë është kthyer de facto në avokatin mbrojtës të Tahirit dhe Habilajve, si mënyra e vetme për të mbrojtur vetveten. Për batutë apo jo, kryeministri Rama nuk besonte se Lulzim Basha po e ndiqte në Zonë e Lirë Rama: Luli po fle Çani: jooo, po na ndjek… Të shtunën, si për të konfirmuar drejtuesin e emisionit Arjan Çani, kryetari i opozitës doli në konferencë për median, për të përmbysur atë çfarë kishte dëgjuar nga kryeministri Rama për ish-shefin e Antidrogës së Fierit, Dritan Zganin. Rama: Zotwria (Zagani) është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Basha: “Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda. Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve”. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin për t’i treguar çdo kujt se çfarë i pret nëse flasin”. Sipas kreut demokrat Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm montoi akuzat ndaj Zaganit dhe se janë ata punonjës që duhet të hetohen, sipas tij. “Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave. Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll”. Ky është vetëm fillimi tha kreu demokrat teksa foli për të reja që në vijim, por duke mos pranuar të japë më shumë detaje “Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës. Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës”. Basha përshendeti deklaratën Grupit të Partisë Popullore Europiane, si grupim politik më i madhi në Europë, duke deklaruar se amerikanë dhe europianët mbështesin qartazi prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin dhe dënojnë sulmet e ndikimet politike ndaj drejtësisë, ndërsa bëjnë apel për barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.

 

https://youtu.be/xXxVdcmTyhQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!