Basha për projektbuxhetin 2018

schedule20:03 - 31 Tetor, 2017

schedule 20:03 - 31 Tetor, 2017

Ka reaguar në FB kryetari i PD Lulzim Basha. Sipas tij, politika e kryeministrit është krimi e droga dhe se kjo politikë ka çuar 30 mijë biznese drejt falimentimit, mbylljes së mijëra vendeve të punës, rritjen e çmimeve. “Politika e Ramës bëri që 30% e familjeve shqiptare, nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve, 39% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojnë dot ngrohjen për fëmijët”, shkruan Basha.
Kryetari i PD thotë se opozita është në krahun e qytetarëve, e beteja më jetike është ajo për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit, si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës, sepse krimi ka kapur shtetin, ndërsa varfëria e mungesa e mundësive po i çon shqiptarët në emigracion.
“Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi; janë problemi dhe jo zgjidhja”, përfundon komenti i Bashës në FB.