Përfaqësues të lartë të të Partisë Demokratike janë në këto momente në takim me ish-presidentin Bamir Topi. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se mes palëve po diskutohet që Topi të jetë pjesë e koalicionit të PD me forcën e tij, Fryma e Re Demokratike.
Ndërkohë, në Selinë Blu ka arritur për të firmosur marrëveshjen e koalicionit kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe pas tij priten aleatë të tjera të Bashës, që do të firmosin.
Ndërsa, LSI në këto zgjedhje do të garojë si forcë e vetme politike, me listën e saj zgjedhore. sb/abcnews.al/