Basha për inceneratorët: Lefter Koka është bishti, nuk i trembem askujt përveç Zotit

schedule14:26 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 14:26 - 15 Dhjetor, 2021

Inceneratorët ka qenë sërish fokusi i kryedemokratit, Lulzim Basha  në komunikimin e kësaj të mërkure me mediat.

Basha ka theksuar se pse duhet që një incinerator të bëjë reklamë për djegien e plehrave, dhe sipas tij përgjigja e vetme është për të vjedhur shqiptarët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se komisioni hetimor për Inceneratorët do të vijojë punën e tij dhe askush nuk e ndal askush.

Mjafto që të shikosh reklamat e inceneratorëve për të kuptuar edhe buxhetin që kanë pas në dispozicion. Pse duhet të bëjë një incenerator reklamë, çfarë shet ai. është njëlloj si të bësh reklamë për një banjo publike, për çfarë duhet një gjë e tillë. Pse duhet të bëjë një incinerator që djeg plehra një që djeg plehra?

Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës dhe do ju kujtoj shqiptarëve që donin të importonin plehra me ligj dhe donin të sillnin plehra nga jashtë por nga presioni i opozitës dhe i shoqërisë civile u tërhoqën. SPAK flet qartë se vonë, por janë vënë në lëvizje nga kallëzimi i PD-së gjithashtu ka shkuar dhe një tjetër forcë politike dhe i është bashkangjitur dhe një tjetër kallëzim, na bashkon qëllimi. Komisioni Hetimor për Incenertorët është ngritur  për ti dhënë betejës sonë këtë kauz. Të thuash pse e ngrite këtë komision, është njëlloj si të thuash pse u martove kur do fëmijë”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera kryedemokrati është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me korrupsionin dhe personat e përfshirë dhe në kohën e qeverisjes së PD-së, ku ka theksuar se ai mban përgjegjësi përvete dhe se ai është i pastër para shqiptarëve.

Basha ndër të tjera ka theksuar se nuk ka frikë nga askush, vetëm nga Zoti, pasi çdo akuzë që ka qenë ndaj tij ka marrë përgjigje publikisht.

Gjithashtu ka theksuar se nuk është arrestimi i Lefter Kokës fundi i historisë, pavarësisht mbiemrit ai është bishti i historisë në historinë 30 vjeçare të politikës sonë.

I vetmi që kam shkuar para drejtësisë dhe që jam përballur me drejtësinë dhe kam kërkuar heqjen e imunitetit. Nuk është e vetmja çështje ajo, ajo e mori përgjigjen e vet dhe e gjitha ishte një sulm politik, dhe askush nuk e di pse u ngrit ajo akuzë. Ajo akuzë ishte se ishin shpenzuar 270 miliardë euro ndërkohë që

Nuk u konsiderua as akuzë. Unë kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar dhe kam dhënë përgjigje, 2 vite e mbajti Rama akuzën por u hodh poshtë. Unë kam kërkuar heqjen e imunitetit tim kur kam qenë i akuzuar për ndonjë gjë, ndaj jam këtu sot para jush ballë hapur pa askujt për tu trembur dhe nuk kam frikë nga askush përveç  Zotit.

Ky është standarti im, po të duash dhe holandez dhe evropian siç po duan dhe shqiptarët. Pse politikanët  Koka është bishti pavarësisht mbiemrit, sa për korrupsionin në kohën e qeverisjes së PD-së, zotimi im është kur kam bërë betimin si kryedemokrat në vitin 2013, dhe i qëndroj dhe sot. Pjesa tjetër është e drejtësisë të merret me këtë”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!