Basha: PD nuk është strehë e së kaluarës, bashkohemi përmes vlerave me ata që duan të kontribuojnë

schedule18:11 - 19 Janar, 2022

schedule 18:11 - 19 Janar, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sërish një video me momente nga takimi me demokratë të degës 7 në Tiranë.

Basha thekson se PD nuk është strehë e së kaluarës. “Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan kreu i PD.

g.v/abcnews.al