Basha: PD merr përvojën më të mirë

schedule13:46 - 17 Nëntor, 2018

schedule 13:46 - 17 Nëntor, 2018

“Kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin vendor dhe Kuvendin e Shqipërisë përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e Partisë Demokratike të SHqipërisë. Kryesia e PDSH-së miraton me udhëzim rregullat për realizimin e procedurës së përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave, si dhe për realizimin e këtij procesi. Pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së.”

Është në zbatim të nenit 12 të statutit të Partisë Demokratike, ardhja e David Jones, kreut të komitetit të seleksionimit të kandidaturave për antarë të parlamentit britanik dhe Mathew Vickers, kandidatit për deputet nga konservatorët britanik, në selinë blu.

Po marrim përvojën më të mirë të seleksionimit të kandidaturave para se ti dërgohen antarësisë për gjykim.  David Jones ka bërë një prezantim për mënyrën si funksionon procesi dhe do na shoqërojë me këshillën dhe ekspertizën e tij të krijimit të komisionit të seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme”.

Ky vetë-reformim politik i Partisë Demokratike, si e quan kryedemokrati Basha,  vjen si vijim i përpjekjeve të kësaj force politike për ndaljen e një problemi shkatërrimtar për demokracinë, sipas tij.

“Parlamenti është mbushur me persona që s’kanë lidhjes as me partitë politike që i kanë kandiduar. Në rilindje gjenden persona që kanë qenë pjesë e PS, janë biznesmenë me kredenciale të dyshimta”.

Në funksion të ksaj, thekson Basha, Partia Demokratike, në mandatin e parë në opozitë, arriti fitoren e parë në këtë drejtim përmes miratimit të Ligjit të dekriminalizimit.

“Faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 të zgjedhur për shkak të rekordeve kriminale”.

Një tjetër kontribut i demorkatëve me këtë qëllim primar sipas kryetarit të selisë blu, është edhe propozimi kushtetues i grupit të tij parlamentar për vettingun e politikanëve që synon largimin nga politika të të zgjedhurve që kanë lidhje me eksponentë të krimit të orgqanizuar dhe bandave kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!