Basha: PD mbështet punën e SPAK, roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë!

schedule17:18 - 19 Janar, 2024

schedule 17:18 - 19 Janar, 2024

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e tij për mediat, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij është mazhoranca ajo që po tenton të mos lejojë SPAK të bëjë siç duhet punën e drejtësisë. Basha theksoi mbështetjen e plotë të PD për drejtësinë.

“Tentativa e Edi Ramës dhe PS në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë për t’i prerë krahët SPAK dhe reformës në drejtësi. Tani që SPAK po godet korrupsionet e qeverisë, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje për të kontrolluar dhe goditur SPAK. Këtë javë nivelet e larta të politik bërësve socialistë, dua të siguroj publikun shqiptar që PD është e vetmja që i jep mbështetje pa kushte SPAK. Ndaj manovrat nuk kanë ndalur asnjëherë dhe nëse partia në pushtet po mendohet për t’ju kundërvënë SPAK, mund të llogarisë kundërshtimin e hapur të PD. Roli i politikës është të jetë në dispozicion të drejtësisë”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!