Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Basha shprehet se Rama synon shtimin e pasurisë së tij nëpërmjet mafies.
Ndërkohë thekson se Partia Demokratike, sipas tij do të jetë ajo që do të sjellë ndryshimin, duke shkëputur edhe lidhjes e mafies me shtetin.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha bashkangjitur videos së publikuar.
/abcnews.al/