“Basha pas zgjedhjeve të 14 Majit i shërbeu prapë Berishës”, Salianji: PD dhe opozita kanë nevojë për një ribërje

schedule20:30 - 5 Tetor, 2023

schedule 20:30 - 5 Tetor, 2023

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar në “Real Story” se Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 14 Majit i shërbeu prap Sali Berishës. Ai ka theksuar se PD dhe opozita në tërësi kanë nevojë për rikonceptim, për ribërje, për ritransformim të saj dhe jo vetëm nga pikëpamja ligjore dhe formale.

Sipas Salianjit, kjo gjë mund të bëhet me disa mënyra si duke ndryshuar komunikimin  dhe qasjen që ka me qytetarët dhe nga gjuha që ka në publikë.

“Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 14 Majit i shërbeu prap Sali Berishës. Duket paradoks por në fakt futja e Lulzim Bashës dhe kthimi i tij në jetën publike se nuk varen të gjitha nga ne. nëse ai do të krijonte një parti të vetën dhe do të shkonte me tezat e veta këtu nuk do të kishim as ne probleme për t’u marrë me të. Ai po thotë që unë jam PD. Ai thotë edhe aty ku është e dukshme që vullneti i shumicës së deputetëve për të zgjedhur kryetar Zotin Bardhi. Ai thotë jam unë kryetar grupi dhe pse nuk ka njerëz që e ndjekin. Futja e tij në lojë pas zgjedhjeve e shmangu diskursin për të gjitha këto që ju thatë për Sali Berishën, shmangi një diskutim në opozitë për të gjitha arsyet e humbjes, edhe unë bie dakord që nuk është vetë çështje vjedhjesh, se nëse janë vetëm vjedhjet e zgjedhjeve atëherë opozita ka dy rrugë ose do dal në rrugë dhe do të frymëzojë me protesta, ose rruga tjetër është të krijojë një masë votuesish që ta tejkaloj vjedhjen që bën qeveria. Edhe për këtë arsye unë mendoj që PD dhe opozita në tërësi kanë nevojë për rikonceptim, për ribërje, për ritransformim të saj dhe jo vetëm nga pikëpamja ligjore dhe formale, dhe nga pikëpamja e komunikimit edhe nga qasja që ka me qytetarët dhe nga gjuha që ka në publikë, dhe nga hapja e një grupi apo disa njerëzve që e bëjnë më të besueshëm opozitën”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!