Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ky ishte takimi i parë i Kim me kreun e opozitës, pas marrjes së detyrës në krye të diplomacisë amerikane në Tiranë.
Sakaq, përms një postimi në Facebook, Basha ka zbardhur bisedën me ambasadoren amerikane.
Kryedemokrati shprehet se e garantoi ambasadoren për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.
E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.
Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike”, shkruan Basha.
Më herët, pas takimit në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se në ditët në vijim do të ketë lajme me plot prioritet dhe sipas tij gjithçka po bëhet për shqiptarët.
Kjo deklaratë e Bashës vjen pak minuta para takimit që kryedemokrati do të ketë me aleatët.
“Ju siguroj që dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do vijnë do jetë plot prioritete. Por një gjë ju siguroj që gjithcka po bëhet për një qëllim i për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese për të dalë nga kriza. Në këtë pikë jam shumë i ikurajuar për takimin e sotëm”, tha Basha.
Më herët gjatë ditës së sotme Basha zhvillloi takim edhe me Presidentin e PE, David Sassoli./abcews.al