Basha pas takimit me Albin Kurtin: I garantova se si kryeministër do forcoj bashkëpunimin me Kosovën

schedule18:27 - 3 Mars, 2021

schedule 18:27 - 3 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, në një postim në Facebook, Basha shprehet se e uroi Kurtin për fitoren e zgjedhjeve dhe për modelin që Kosova i dha Shqipërisë me mënyrën sesi i organizoi zgjedhjet.

Kryedemokrati tregon se me Kurtin bisedoi për sfidat që kanë përpara dy vendet. Po ashtu, Basha thotë se i garantoi Kurtit, se kur ai të jetë kryeministër i Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën.

POSTIMI

“Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.”  sb/abcnews.al/

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për…

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, March 3, 2021