Basha: Pas 25 Prillit i japim fund bandave në Elbasan

schedule11:17 - 14 Mars, 2021

schedule 11:17 - 14 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se pas 25 Prillit do të marrë fund koha e bandave në Elbasan të cilat, tha ai, po e mbajnë peng qytetin prej kohësh. Basha u shpreh se për një kohë shumë të gjatë Elbasani ka qenë në vendnumëro pikërisht për këtë shkak, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos kërcënojë qytetarët.

“Nuk do na ndalë më dhuna. Është ditë feste kur dielli vazhdon të shndrisë dhe do shndrisë edhe më shumë më 25 Prill. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vendnumëro nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat dhe banditët që shoqëronin sot kryeministrin në ikje.

Unë kam qenë deputet në qytetin e Elbasanit. Dua t’i garantoj se shpresa dhe ndryshimi po vijnë. Dua t’i them prerë dhe qartë kryeministrit mos guxo të kërcënosh me banditët me armë më brez. Kjo është dita e shpresës. Le të bëhemi bashkë për ndryshimin që duam. Thirrja ime është kundër dhunës dhe kundër provokimeve. Kjo merr fund më 25 Prill. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat të mbajnë peng Elbasanin”, u shpreh Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!